I shkoi pranë finales së Kupës së Shqipërisë, Arapi flet pas eliminimit nga Laçi: Në fund u mbrojtën me 10 lojtarë

Gjysmëfinalja e parë mes Teutës dhe Laçit përfundoi në shifrat 1-2. Ndërkohë tani është mbyllur pjesa e dytë e ndeshjes së kthimit. Durrsakët kaluan të parët në avantazh në transfertë pas gafës falate të Velkovskit.

Ky i fundit gaboi me topin në zonën e tij dhe kundërshtarët përfituan, teksa në minutën e 16 me portën e boshatisur, Hebaj dërgoi topin në rrjetë. Por barazimi erdhi në minutat e fundit të pjesës së parë me Adeleke.

Pas gabimit të Todorovskit, Adeleke rrotullohet bukur në zonë mes tre kundërshtarëve dhe me goditjen precize arrin që të mposht Qirkon. Në këtë mënyrë mbyllet ndeshja ku kampionët në fuqi të Superiores kishin shansin e fundit për të gjetur Europën, ndërsa Laci kalon né finale. Më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve për “Supersport”:

Arapi: “Kemi rrezikuar pak në ndeshjen e sotme, por po nuk rrezikove, nuk arrin dot gjë. Në momentet e fundit luajtëm me shumë lojtarë në sulm dhe me krosime pasi kundërshtarët u rreshtuan me 10 lojtarë mbrapa. Nëse do të luajmë edhe ndeshjet e tjera si sot, do të bëjmë më mirë edhe në kampionat. Sigurisht që jemi në moment të vështirë në Superiore, por këta lojtarë që ne kemi në organikë janë përballur me situata shumë të vështira dhe besoj se do t’ia dalim”.

Duro: “Këto janë ndeshje që vlejnë sa një sezon dhe duhej të ishim shumë të kujdesshëm. Teuta kërkonte me patjetër fitoren për të shkuar në Europë. Në këto ndeshje nuk ka më bukuri, nuk kishte më futboll në 15 minutat e fundit. Nuk ishim të lodhur, po luanim më mirë se Teuta deri te momenti i golit të parë, që ishte gabimi ynë, por ndodhin në futboll. Me Partizanin dhe Lacin është më e lehtë të fitosh titullin kampion, ndërsa me të tjerat është më e vështirë, duhet të jemi më objektiv”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *