I shënoi Perusë dhe tani dy gola Suedisë, ky është lojtari i Shqipërisë U-17 që shkëlqeu në debutimin e eliminatoreve të Europianit

Shqipëria U-17 arriti të fitonte në debutimin e saj në eliminatoret e Europianit 2023. Kuqezinjtë u përballën me Suedinë dhe arritën të fitonin me shifrat 1-3. Fillimisht ishin suedezët që shënuan, por Dean Vranici barazoi gjithçka. Më pas ishte radha për Klaus Kasharin që të na dërgonte në avantazh, përpara se Vranici të jepte goditjen finale.

Por cili është ky element? Mesfushori 16-vjeçar është pjesë e të rinjëve të Sudtirolit në Itali. Ai ka arritur që të shënojë me Shqipërinë edhe në fitoren që kemi parë disa kohë më parë me ekipin U-16, ndaj Perusë, në shifrat 2-1.

Gjithashtu Vranici do të shënonte edhe në fitoren 5-1 kundër Luksemburgut. Një tjetër element që ka shpërthyer më herët te kjo grupmoshë është edhe Flavjo Sulejmani, i cili me siguri i ka ruajtur golat e tij për dy ndeshjet e tjera, me Kroacinë dhe Uellsin. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online