E ndoqi nga afër edhe Reja, Ervin Bulku flet pasi përmbysi Suedinë: Treguam karakter ndaj një ekipi të madh

Kombëtarja shqiptare U-17 e djemve arriti sot fitoren e parë me tripletë në grupin 7 ndaj Suedisë, sfdë e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian 2023. Kuqezinjtë e drejtuar nga Ervin Bulku bënë një ndeshje të madhe, teksa veç paraqitjes së shkëlqyer, vlen të theksohet se skuadra tregoi karakter në këtë përballje, teksa përmbysi shifrat nga 1-0 për Suedinë në 3-1 për Shqipërinë, atje ku edhe trajneri Reja e ndoqi nga afër ndeshjen.

Në përfundim të kësaj ndeshje, trajneri i kuqezinjve, Ervin Bulku dha një prononcim për fshf.org nga Kroacia, aty ku edhe do të zhvillohen të gjitha ndeshjet e këtij raundi para-eliminator. Tekniku shqiptar përgëzoi skuadrën e tij për atë që treguan në fushë, ndërsa edhe i falënderoi kuqezinjtë e vegjël për karakterin. Bulku u shpreh se tashmë Shqipërisë i duhet edhe një tjetër rezultat pozitiv për të arritur objektivin e madh, ‘Elite Round’, ndërsa do të vijojnë me përgatitjet për ndeshjet e radhës. Trajneri gjithashtu theksoi se ky rezultat i Kombëtares erdhi falë grupit të bashkuar prej gati dy vitesh.

‘Ishte ndeshja e parë, shumë e rëndësishme dhe dua të falënderoj nga zemra të gjithë çunat sepse dhanë maksimumin. Treguan që janë një skuadër me karakter sepse duke parë që ishim në disavantazh përpara Suedisë, një ekip i madh në këto kompeticione, i falënderoj edhe njëherë tjetër për gjithçka bënë. Vazhduan në vazhdën e rezultateve pozitive, siç kemi deklaruar gjatë gjithë kësaj kohe, pasi është një skuadër që ka dy vite që luan bashkë. Sot është momenti që çunat të gëzojnë, por mos të harrojmë që na duhet patjetër edhe një rezultat tjetër pozitiv që të arrijmë objektivin tonë që është ‘Elite Round’. Duhet të rrimë të qetë dhe të përgatisim në maksimum këto dy ndeshje që kemi dhe shpresojmë me ndihmën e zotit të arrijmë atë rezultat që ne presim’ – tha trajneri i ekipit kombëtar U-17, Ervin Bulku për fshf.org pas ndeshjes ndaj Suedisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online