“I shëmtuari” i Mallorca flet për anën estetike, Vedat Muriqi: Kam marrë shumë oferta nga Turqia dhe Spanja për…dhëmbët e mi

Një temë më vetë është bërë në Spanjë është shëmtia e Vedat Muriqit. Kështu e cilësoi trajneri i Mallorcas, ndërsa sulmuesi shqiptar po e shfrytëzon jo pak këtë temë për të thithur vëmendje ndërkombëtare. Në një intervistë të fundit për “Sports Shoë”, Muriqi tregoi se kishte shumë oferta për dhëmbët e tij, por zgjodhi që të mos i ndryshonte.

“Trajneri më tha se isha i shëmtuar. Ai bën shumë humor, më pastaj biseduam bashkë dhe më tregoi se ishte batutë e tij. Unë e kuptova, kur më pyetën gazetarët, u shpreha se edhe trajneri im nuk është shumë i bukur. Unë nuk jam i bukur, por e quaj veten atraktiv.

Nuk dua të ndryshoj, kam pamje karakteristike. Ajo që më karakterizon janë dhëmbët. Kam pasur shumë oferta në Turqi dhe Spanjë për dhëmbët, që të bëja ndërhyrje si sponsor për ta. Unë zgjodha që të vazhdoj me këto dhëmbë pasi jam shumë i kënaqur, pavarësisht pamjes jo të mirë”, tha Muriqi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online