I përfundon kontrata me Tiranën, menaxheri i Ngo paralajmëron: Rinovimi? Ka ardhur koha për një kampionat më të fortë

Situata e Majkëll Ngo te Tirana mbetet e paqartë. Sulmuesi anglez përfundoi kontratën me bardheblutë në fund të majit, por në bazë të gjendjes jo të zakontë që po kalon futbolli, do të qendrojë me ekipin shqiptar deri në përfundim të kampionatit. Ngo ka qenë shpesh edhe i kritikuar për rendimentin e tij, megjithëse ndeshjet e fundit ka shkëlqyer në fushë.

Sa i përket pikëpyetjeve të lidhura me të ardhmen e Ngo te Tirana, apo pjesën e korrektësisë së Tiranës me pagën e lojtarit, ka vendosur t’i japë përgjigje vetë menaxheri i sulmuesit anglez. Mario Cenolli ka folur për “Top Channel“, ku shprehet se pas përfundimit të Superiores do të ulet në diskutim me klubin dhe ndoshta do të ketë një pakt të ri. Por nga ana tjetër ngre alarmin te bardheblutë dhe i paralajmëron këta të fundit duke thënë se ka ardhur koha që Ngo të provojë në kampionat më të fortë. Fjalë këto që bëjnë të mendosh se e ardhmja e lojtarit të Tiranës do të jetë larg Shqipërisë.

“Kontrata e Majkëllit zgjat deri ne përfundim të Superligës pastaj do ulemi te bisedojmë ke drejtuesit e Tiranës për ndonjë rinovim, mbase. Majkëll po themi që ka qenë mirë në këto 2 vite e gjysmë, gati 3, dhe mbase për te ka ardhur momenti që të shikojë për një kampionat pak më të fortë dhe të testoj veten me një ligë pak më të fortë sesa kjo në Shqipëri.

A është paguar rregullisht Ngo nga klubi? No comment. Nuk preferoj ti pergjigjem këtyre pyetjeve, këtë pyetje duhet t’ja bëni më mirë drejtuesve të Tiranës dhe jo mua“, ka deklaruar menaxheri i Ngosë, Mario Cenolli./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online