I përforcuar së tepërmi me Taipin dhe Ibrahimin, Kukësi “nxeh muskujt” në një miqësore

Superliga ende nuk ka filluar për shkak të faktit se Qeveria ende nuk e ka kthyer vëmendjen te futbolli, por tek Kukësi janë duke menduar për sezonin e ri futbollistik. Veriorët kompletuan transferimin e dy lojtarëve mjaft cilësorë si Gjelbrim Taipi dhe Agim Ibrahimi në ditën e fundit të merkatos. Ekipi nën pronësi të kryetarit të bashkisë së Kukësit, Safet Gjici do të përballet me Kastriotin e Krujës.

Kjo miqësore do të luhet në orën 15:30 në Fushë-Krujë, aty ku Skënder Gega do të përpiqet të shikojë më mire përgatitjen fizike të lojtarëve si dhe do të mundohet të eksperimentojë përpara prurjeve të reja, që do t’i bashkohen skuadrës në ditën e hënë. Kukësi shihet si një nga favoritët e kampionatit, përshkak të transferimeve mjaft të mira që ka bërë presidenti i klubit. Por megjithatë Superliga na ka treguar që është përherë e paparashikueshme dhe gjithkush mund ta fitojë këtë trofe. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *