U përfol gati 3 muaj për një kalim tek Milani, Gatuzo i “vjedh” lojtarin ish skuadrës së tij

Bakayoko shkëlqeu para dy viteve tek Milani në kohën kur trajner ishte Gatuzo. Francezi u pëlqye shumë nga tifozët e Milanit të cilët shtynë drejtuesit për ta blerë lojtarin, por pamundësitë financiare si dhe dëshira e tij për tu rikthyer te Chelsea, bën që Bakayoko t’i jap lamtumirën Sansiros. Megjithatë pas dështimit tek blutë e Londrës, 26 vjeçari u përfol gati në të gjithë merkaton e verës për një rikthim të mundshëm në Milano.

Kur dukej se gjithçka ishte drejt mbylljes së marrëveshjes, ditën e sotme Milani e ka bërë të qartë se nuk është i interesuar për të blerë një mesfushor, pasi në atë pozicion janë Bennacer dhe Tonali. Drejtuesit e “djallit” kompletuan transferimin e mbrojtësit të Manchester United, Dalot dhe me shumë mundësi kanë mbyllur merkaton.

Di Marzio publikoi para disa minutash një postim ku thuhej se Bakayoko është shumë pranë huazimit tek Napoli. Huazimi do të jetë 1 vjeçar me të drejtë blerje, në rast se mesfushori francez bind skuadrën për ta mbajtur. Marrëdhëniet mes lojtarit dhe trajnerit janë fantastike, pasi Gatuzo ishte i vetmi që i dha moral Bakayokos për të dhënë më të mirën në fushë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online