Andi Zeqiri nuk e ndan dot mendjen! U zyrtarizua në “Premier League”, i thotë “PO” si Zvicrës dhe Kosovës

Disa muaj më parë presidenti i FFK Agim Ademi kishte thënë me krenari se Andi Zeqiri do të ishte pjesë e përfaqësueses së Kosovës. Të njëjtën gjë e kishte pranuar dhe babai i lojtarit Avdi Zeqiri i cili tha se Andi e dashuronte origjinën, prandaj kishin arritur akord të plotë për nënshkrimin e tij me Kosovën, por thjesht kishin pamundësi të takoheshin për shkak të COVID-19.

Vetëm pak kohë më vonë, vet Andi Zeqiri e kishte mohuar këtë fakt duke thënë se deklarata e tij ishte deformuar, pasi lojtari i Brighton ishte i lumtur te Zvicra U-21 dhe kishte në plan t’i bashkohej ekipit A. Gjithsesi situata nuk mbaron këtu pasi Ademi vazhdon të deklarojë se Andi Zeqiri do të jetë pjese e Kosovës, pasi kjo është e vetmja zgjedhje e lojtarit.

“Andi Zeqiri është futbollist i Kosovës. Unë e kam mbyllur çështjen e përfaqësimit të tij nën fanellën e Kosovës. Andi me vullnetin e tij ka dëgjuar zemrën që i rreh për Kosovën. Ata janë një familje atdhetare. Përkundër të mirave që iu ka dhënë Zvicra, babai i Andit, Avdiu, është shumë i lumtur që Andi do ta përfaqësojë Kosovën. Andi për Kosovën ka nënshkruar fillimisht në zemër e pastaj në letër. E kemi dërguar dokumentin në Zvicër dhe në FIFA. Tani presim të drejtën t’i bashkohet grupit”, – tha Ademi disa ditë më parë siç raporton “Korrekt Press”. Se si do të shkojë kjo punë nuk i dihet, pasi situata ështe mjaft konfuze. Kujtojmë një shprehje të Avdi Zeqirit. “Zemra e Andit i përket edhe Zvicrës, i përket edhe Kosovës. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online