I pari zyrtar që tregon arsyen e depresionit, Josip Ilicic “nuk përtypi lehtë” makinat e ushtrisë

Nga Klaudio Ndreca

Josip Ilicic do të mungonte në ndeshjen e jetës dhe në momentin më të mirë të karrierës, teksa Atalanta do të përballej ndaj PSG-së. Vetëm një problem madhor mund ta linte jashtë këtij takimi dhe në Itali nuk mund ta fshihnin më gjatë situatën, sulmuesi kishte kaluar në depresion.

Arsyeja? Askush prej zyrtarëve të klubit të Atalantës nuk guxoi për të thënë një fjalë më tepër, duke ia lënë vetë futbollistit që të shpjegojë gjithçka ka ndodhur në një moment të dytë. Ndërkohë zëra të tjerë mediatik njoftojnë se arsyeja e vetme e rënies në depresion ka qenë se gjatë surprizës për në Slloveni kur Ilicic shkoi në shtëpinë e tij për të parë gruan, u surprizua vetë pasi ajo gjendej në shtrat me dikë tjetër.

Sigurisht që këto zëra nuk kanë ende një konfirmim, por marrin më tepër jehonë në “errësirën” e këtij rasti. I pari zyrtar që ka kërkuar t’i jap shpjegim momentit të vështirë që ka kaluar Ilicic, ishte presidenti i Federatës së Futbollit në Slloveni, Radenko Mijatovic. Sipas këtij të fundit sulmuesi nuk mundi ta përballonte skenën kur makinat e ushtrisë transportonin trupat në Itali për shkakun e Koronavirusit, duke e përjetuar më tepër se gjithë të tjerët. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online