Ekskluzive/ “Më duhesh për në tetor te Kombëtarja”, biseda me Rejën dhe arsyeja e mungesës së Ndojit

Nga Klaudio Ndreca

Fati nuk është treguar dashamirës me të, por në këmbët e Emanuele Ndojit fshihet një potencial i madh, që mund të shpërthejë sërish për të rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve. Ashtu siç do të ndodhte edhe me Breshian në sezonin kur u ngjit në Serinë A. Mesfushori shqiptar ishte ylli kryesor i skuadrës duke dhënë pasime fantastike dhe duke shënuar gola për kornizë.

Në mediat italiane do të dilnin edhe zëra të merkatos për një interesim të mundshëm nga Milani, për të kuptuar saktësisht se ku mbërriti jehona e Ndojit. E kur Breshia u ngjit në Serinë A dhe ishim në pritje për të parë rritjen e këtij mesfushori, disa dëmtime pasuan kampionatin duke i prishur gjithë magjinë e suksesit.

Lojtari e ka mbyllur me këtë skuadër që tashmë ka rënë sërish në Serinë B. Të paktën këto kanë qenë fjalët e menaxherit i cili po sheh një destinacion të ri për të. Gjithashtu Ndoji mungon edhe në listën e Kombëtares, por kjo jo për shkak se Reja nuk beson në aftësitë e tij. “Sport Ekspres” ka siguruar nga burime pranë futbollistit se arsyeja e mungesës është se Ndoji qëndron në izolim pas ishte në pushime në Sardenja me Tonalin dhe shokët e tjerë të ekipit, atje ku u konfirmuan disa raste pozitive.

Madje trajneri i Kombëtares e ka telefonuar Ndojin dhe është njohur saktësisht me gjendjen, duke i thënë që të qëndrojë i qetë pasi i duhej për ta përdorur në tetor, atje ku Shqipëria do të rikthehet sërish në fushën e lojës. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online