“I pari nga shumë që do të vijnë”, Broja zbulon emocionet e golit dhe fjalët e trajnerit: Potter më thotë që…

Armando Broja përjetoi sot padyshim një nga momentet më të rëndësishme të karrierës së tij. Sulmuesi shqiptar shënoi golin e tij të parë me fanellë ne Chelsea-t. Një çast që do e kujtojë gjatë në karrierën e tij dhe që e ka bërë tejet të lumtur sot. Në një prononcim për kanalin zyrtar të klubit në “Youtube“, Broja tregon ndjesitë e tij për golin e parë me blutë e Londrës, ndërsa më pas zbulon edhe marrëdhënien e fjalët që trajneri i ri i ka thënë gjatë kohës që ka marrë drejtimin e Chelsea-t.

“Është e mrekullueshme. Ishte një pasim i shkëlqyer nga Kovaçiçi. Si një sulmues, të vjen instikti, dola nga krahu dhe shënova. Jam shumë i lumtur. Është një moment sureal për mua dhe familjen time. Aq më tepër që babi ka ditëlindjen sot. Shënova një gol për të, gjë që e bën edhe më mirë. Ishte një ditë e shkëlqyer sot.

Është klubi i fëmijërisë sime, e dua. Kam qenë tifoz që kur isha një djalë i vogël. Ishte e mrekullueshmë të shënoja sot në “Stamford Bridge” përpara tifozëve. Faleminderit të gjithë tifozëve për mbështetjen, stafit dhe lojtarëve. Shpresoj të jetë i pari nga shumë që do të vijnë. Jam mirënjohës çdo ditë që jam pjesë e këtij klubi. Shpresoj të shënoj më tepër për tifozët.

Trajneri? Duket një njeri shumë i mirë. Është e lehtë të flasësh me të, e lehtë të përshtatesh me të. Gjithmonë na inkurajon. Vjen te lojtarët dhe nëse ke nevojë për ndihmë, flet me të dhe ai të ndihmon. Më thotë të punoj fort dhe mundësia do të vijë. Të ndihmoj skuadrën sa më shumë të mundem, sepse nuk do kalojë pa u vënë re”, ka thënë Armando Broja./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online