“Sot e mbuluan mirë“, Inzagi kënaqet me Asllanin dhe shpjegon arsyen e zëvendësimit pas pjesës së parë: U ndëshkua me karton të verdhë

Kristjan Asllani luajti vetëm 45 minuta ditën e sotme kundër Sasuolos. Inzagi vendosi ta zëvendësonte sapo nisi pjesa e dytë e lojës dhe arsyen e shpjegon në intervistën e dhënë pas ndeshjes për “DAZN“-in. Trajneri i Interit është i kënaqur me paraqitjen e mesfushorit shqiptar, por ndëshkimi me karton të verdhë në pjesë të parë e ka shtyrë ta zëvendësojë.

“Mendoj se ai bëri shumë mirë me Romën. Sot ata e mbuluan mirë dhe nuk ishte e lehtë për të luajtur. Ai gjithashtu u ndëshkua dhe unë preferova ta largoja menjëherë për të mos djegur një dritare zëvendësimi. Mos harrojmë se ai është një lojtar i vitit 2002 dhe po punon shumë mirë”, ka deklaruar Simone Inzagi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online