VIDEO/ Mbrojtësin e Bayern-it e largojnë për krahu nga fusha, goditet me takë në kokë në “Klasiken“ e Gjermanisë

Mbrëmjen e sotme është luajtur “Klasikja“ e futbollit gjerman. Borussia Dortmundit ka pritur Bayern Munich-un në të takim që përfundoi në baraspeshë 2-2. Por ndeshja nuk shkoi në mënyrën më të mirë për Alphonso Davies-in. Mbrojtësi i Bayern-it la fushën përpara kohe, pas një dëmtimi të pësuar në sekondat e fundit të pjesës së parë.

Në një dylu.ftim për topin, Bellingham ngre këmbën më shumë seç duhet, duke goditur me takë në kokë kanadezin. Pas ndërhyrjes së stafit mjekësor është vendosur që Davies të ndërpresë menjëherë ndeshjen. Gjendja e lojtarit ishte dukshëm e keqe, teksa dy anëtarë të Bayern-it e largojnë për krahu jashtë vijave kufizuese./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online