“I parashikon të gjitha”/ Vlerësimi i Gjimshitit në mbrëmjen perfekte të Atalantës: E mbyll Ibrën në pak minuta

Berat Gjimshiti ka treguar një nivel të lartë në mbrëmjen perfekte të Atalantës kundër Milanit. Ekipi nga Bergamo arriti që të fitonte në shifrat 0-3 ndaj kryesuesëve aktual të Serisë A. E për të bërë të mundur një fitore të tillë kërkohej me patjetër perfeksioni.

Mbrojtja e ndërtuar nga Gasperini nuk i la thuajse asnjë hapësirë sulmit të rrezikshëm të Milanit. Gjimshiti u thirr menjëherë në detyrë në minutën e 2 të takimit teksa mbylli Zlatan Ibrahimoviç në qendër të zonës, për të mos rrezikuar Golinin pas pasimit nga krahu i majtë.

Vlerësimi i “Tuttomercatoëeb” për mbrojtësin shqiptar është me notën “7”, që njëkohësisht është mesatarja te futbollistët e Atalantës: “Shpëton në pak minuta Ibrahimoviç, duke treguar prezencën ndaj sulmuesit suedez. I parashikon të gjitha dhe nuk surprizohet asnjëherë”, shkruhet në artikull. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online