Çudia e merkatos / Lëvizja e Armando Sadikut i lë të gjithë pa fjalë, përfundon në ekipin e Bolivisë

Një lëvizje tërëisht e papritur ka ardhur nga ana e Armando Sadikut, pasi ka mbyllur marrëveshjen me Erzurumspor. Sulmuesi shqiptar nuk arriti që të lërë gjurmë me ekipin turk duke mos shënuar asnjë gol të vetëm me këtë fanellë, madje as në përballjet e luajtura në Kupë ndaj ekipeve “amatore”.

Për këtë arsye u vendos edhe ndërprerja e bashkëpunimit me Erzurumspor. Në mediat spanjolle është raportuar se ekipi i ri i Armando Sadikut do të jetë Bolivar, që është pjesë e kampionatit në Bolivi. Kjo përbën edhe çudinë më të madhe për sulmuesin kuqezi që duket se po e mbyll karrierën përpara kohe. Vetë presidenti i klubit të Bolivar ka shpërndarë njoftimin në rrjetet sociale sa i përket afrimit të Sadikut duke e bërë si fakt të kryer. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online