I pafat! Do të ishte i pari me pasaportë të Shqipërisë në UFC, shihni se çfarë ndodh me Manuel Gaxhja

Manuel Gaxhja do të ishte luftëtari i parë me pasaportë shqiptare që do të garonte në kafazin e kompanisë më të madhe në botë për MMA, UFC. 24 vjeçari do të luftonte ditën e djeshme dhe në rast fitoreje që lë mbresa, mund të merrte një kontratë afatgjatë në UFC.

Fatkeqësisht për shqiptarin nga Elbasani, arsyet shëndetësore e penguan për të arritur peshën e duhur. Edhe pse kundërshtari i tij, Chris Duncan, pranoi të përballej me të pavarësisht mos rrëzimit të peshës, trajnerët e Gaxhjas nuk e kanë lejuar të hyjë në kafaz.

Në një postim në Instagram, Manueli ka falënderuar presidentin e UFC Dana Ëhite për mundësinë e ofruar dhe ka deklaruar se do të rikthehet shumë shpejt. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online