I pa në ëndërr? Në Angli çmenden pas parashikuesit së basteve, vendosi 4 paund dhe fitoi 56.532.52 paund

Në Angli është shpërndarë gjerësisht në media parashikuesi anonim i bastit më të çmendur. Një klient i faqes “The Ladbrokes” vendosi 4 paundë në disa parashikime që në pamje të parë ishin të pamundura për të dalë.

Fitimi i tij ishte 750.109.29 paund, ku kishte parashikuar shumë ndeshje me rezultat të saktë. Klienti gjeti më së miri fitoren e Chelseat në shifrat 2-0 ndaj Evertonit dhe fitoren e Man.United në po të njëjtat shifra kundër Man City.

Fati i buzëqeshi në barazimin e vendosur mes Sampdorias dhe Cagliarit pasi Naingolan do të shënonte për 2-2 në minutën e 96. Të njëjtat emocione do të përjetonte edhe në fitoren e Athletic Bilbaos ndaj Granadas, pasi Berenguer realizoi golin e fitores në minutën e 91.

Më pas klienti që mbetet anonim si emër, u ul “këmbëkryq” për të pritur ndeshjen e fundit të skedinës së tij, Inter-Atalanta. Parashikimi i tij ishte fitorja e Interit në shifrat 2-0. Menjëherë pas pjesës së parë, vendosi që të pranonte ofertën e kompanisë për të siguruar 56.532.52 paund. Fati i buzëqeshi në të gjitha momentet pasi Interi fitoi në shifrat 1-0 dhe nëse nuk do të kishte pranuar ofertën alternative, do të kishte dalë pa asnjë fitim. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online