“Fola shumë në telefon”! Drejtori i Zvicrës tregon largimin e Bajramit: Na iku talenti i madh, do e përballojmë

Në Zvicër i kanë dhënë një jehonë të madhe largimit të Nedim Bajramit nga U-21 i helvetëve. Mesfushori i Empolit konsiderohet si lojtar me potencial dhe pritet që në sezonin e ardhshëm të jetë pjesë e Serisë A. Kontribut të madh do të jepte edhe me fanellën e Kombëtares së Zvicrës, për të bërë kështu jehonën mediatike.

Drejtori i Zvicrës, Pierluigi Tami, ka dhënë një intervistë për “Blick.ch” duke treguar arsyet e largimit të Bajramit. Sipas tij është investuar shumë në rritjen e këtij lojtari, por fakti që i rrihte zemra më shumë për Shqipërinë solli edhe largimin e Zvicrës nga gara.

“Le ta themi kështu, thirrja jonë e fundit telefonike zgjati shumë. Sigurisht, askush nuk është i lumtur për këtë. Nedim është një talent i madh, ai u promovua nga ne për vite me radhë. Ne investuam shumë para dhe kohë në trajnimin e tij. Por përveç talentit, vlerat e tjera janë po aq të rëndësishme për ne.

Ato janë: respekt, solidaritet, identifikim dhe lumturia. Ai na tha se zemra e tij rreh më shumë për Shqipërinë. Ishte e qartë për ne se mungonte një vlerë që ishte thelbësore për ne: identifikimi. Pra, ne duhet ta pranojmë vendimin e tij dhe i urojmë Nedim fatin më të mirë për të ardhmen. Por jam i sigurt se do ta përballojmë këtë largim dhe Zvicra U-21 do të mbetet një Kombëtare e fortë”, tha Pierluigi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online