Ndeshja e fundit me Barcelonën? Lionel Mesi mund ta ketë luajtur kundër PSG-së

Ku do të jetë e ardhmja e Lionel Mesit? Kjo është pikëpyetja e madhe që është ngritur prej kohësh dhe përgjigja mund të vijë në merkaton e verës. Ylli argjentinas është i lodhur me situatën te katalanasit dhe rezultatet e viteve të fundit janë më shumë sesa zhgënjyese, dramatike.

Koha nuk premton shumë dhe Mesi kërkon që të shijojë edhe sukseset e fundit në futbollin e luajtur. Por me një Barcelonë në revolucion do të kërkojë shumë kohë që të mbërrijnë edhe frytet e para, për të dalë në ekipin e kohëve të arta.

E vetmja gjë pozitive për qëndrimin e Mesit te Barcelona është ardhja e presidentit të ri, Laporta. Detyra e parë e tij që pas konfirmimit te gjigandët spanjoll ishte që të bind argjentinasin për të rinovuar. Por në Spanjë janë të sigurtë se Mesi ka luajtur ndeshjen e fundit me fanellën e Barcelonës në “Champions League”, pikërisht atë ndaj PSG. Akoma edhe më ironike të fatit e bëjnë ato momente të fundit ku Lionel Mesi del nga fusha duke u ngushëlluar nga të gjithë lojtarët e PSG. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online