“I njoh shumë mirë, janë ekip i fortë,”! Trajneri i Gjeorgjisë vlerëson kuqezinjtë: Kanë lojtarë që luajnë në klube të mira europiane

Shqipëria përballet nesër me Gjeorgjinë në “Air Albania”. Në prag të këtij takimi miqësor, trajneri i Kombëtares gjeorgjiane ka folur përpara gazetareve në konferencën e zakonshme për shtyp. Sagnol shpreh konsideratë të lartë për kuqezinjtë, të cilët duket se i ka studiuar mirë përpara se ti sfidojë në fushën e lojës.

“Pas ndeshjes ndaj Bosnje-Hercegovinës kam qenë i kënaqur me disiplinën dhe shpirtin e ekipit dhe të njëjtën gjë pres edhe ndaj Shqipërisë. Ne e njohim shumë mirë kundërshtarin. Studimi i kundërshtarit është pjesë e punës sime. Sigurisht që Shqipëria është një ekip i fortë, gjë që u dëshmua në ndeshjen kundër Spanjës. Kundërshtari ka lojtarë interesantë që luajnë në klube të mira europiane. E dimë do të jetë të paktën po aq e vështirë. Ashtu si ajo që bëmë kundër Bosnjë-Hercegovinës.

Skuadra shqiptare mund të jetë e lodhur pas ndeshjes dhe udhëtimit në Spanjë, gjë që është e kuptueshme. Prandaj nuk përjashtohen ndryshimet. Në vitet e fundit, skuadra shqiptare nuk ka ndryshuar shumë në stil dhe taktikë. Për të arritur një rezultat pozitiv, gjëja më e rëndësishme për ne, të ruajmë disiplinën dhe shpirtin e ekipit”, ka deklaruar Ëilly Sagnol./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *