I mungojnë golat? Al Nassr gjen njerion asist për Ronaldon, i ofron 19 milionë euro në sezon lojtarit të Barcelonës

Cristano Ronaldo numëron vetëm 1 gol në tre paraqitje zyrtare me Al Nassr-in. Statistikat nuk janë ato me të cilat jemi mësuar ta shohim shpesh dhe duket se në klubin arab po planifikojnë të gjejnë zgjidhjen për të rrritur golat e yllit portugez. Sipas “Mundo Deportivo”-s, Al Nassr-i po përpiqet të marrë në organikën e saj mesfushorin e Barcelonës, Sergio Busquets-in.

Lojtarit katalanas i përfundon kontrata në fund të këtij sezoni, prandaj klubi nga Arabia Saudite ka nxituar ta joshë me para. Busquets-it i është ofruar një kontratë 2-vjeçare, nga e cila do të përfitojë plot 19 milionë euro në sezon. Al Nassr-i e ka gjetur se cili do të jetë njeriu asist për Ronaldon, tashmë mbetet e gjitha në dorë të mesfushorit nëse do të pranojë apo jo./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online