Mund të mos luhet në shtëpinë e Polonisë, ja se ku transferohet ndeshja me Shqipërinë

Shqipëria do të nisë rrugëtimin në kualifikueset e Kampionatit Europian 2024 në Poloni. Por ndeshja e 27 marsit nuk ka marrë ende konfirmimin zyrtar se në cilin stadium do të luhet. “Shtëpia“ e Polonisë, “PGE Narodowy“ vazhdon të jetë e mbyllur dhe me shumë mundësi mund të mos i hapë dyert për përballjen me kuqezinjtë. Stadiumi në fjalë është më i madhi në Poloni, por qendron i mbyllur që më 11 nëntor, kur pas një inspektimi të zakonshëm u vunë re defekte në zonën e strehës së tij.

Ministri i Sportit dhe Turizmit të Polinisë, Kamil Bortniczuk, është shprehur për mediat: “Mendoj se ndeshja nuk do të luhet në Stadiumin Kombëtar, por ky është mendimi im“. Ndërkaq, mediat polake raportojnë se në rast se punimet nuk përfundojnë në kohë, atëherë përballja me Shqipërinë do të zhvendoset në Gdansk./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online