I motivon azerët me krahasimin me Shqipërinë, De Biazi: U kualifikova në Europian me ekip më të dobët se Azerbajxhani

Këtij sezoni të Ligës së Kombeve po i vjen fundi dhe Kombëtaret europiane janë gati të mbyllin rrugëtimin e tyre. Xhani De Biazi nuk ka arritur t’i marrë më të mirën skuadrës së tij të re në këtë kompeticion, ku qendrimin në Ligën C apo rënien në Ligën D do e vulosë mbrëmjen e sotme.

Megjithatë trajneri italian e di se mund të marrë më shumë nga lojtarët e tij në fushën e lojës se sa 5 pikë në po aq ndeshje. Madje për t’i motivuar u ka kujtuar kualifikimin me Shqipërinë në Euro 2016, por këtë jo duke lartësuar kuqezinjtë, pasi në krahasimin e bërë prej tij gjatë konferencës për shtyp e ka quajtur Kombëtaren e Azerbajxhanit të një niveli më të lartë se Shqipëria me të cilën arriti majën në karrierën e tij.

“Është ndeshja e fundit e grupit. Ne do të luftojmë kundër një ekipi që luan së bashku për 8 vjet. Deri më tani, ne jemi stërvitur vetëm 30 herë. Ekipi po zhvillohet ngadalë. Ne krijojmë episode goli, por nuk mund t’i përdorim ato. Sulmit i mungon saktësia në momentin e fundit.

Ne kemi lojtarë të mirë. I kushtoj vëmendje çdo detaji, që nga ushqimi i lojtarëve e deri tek pushimi i tyre. Siç e thashë që nga dita e parë, ne duhet të ndryshojmë mentalitetin. Unë u shpjegova atyre se ata kanë potencial. U shpjegova lojtarëve që u kualifikova në finalet e Kampionatit Evropian me një ekip më të dobët se ata. Lojtarët duhet të mbështeten në potencialin e tyre”, është shprehur De Biasi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online