Humb vendin e titullarit dhe fiton shansin e karrierës, Barcelona kërkon Shkodran Mustafin në mbrojtje

Shkodran Mustafi kishte rifituar sërish besimin e klubit dhe vendin e tij në formacion në kohën kur Mikel Arteta u emërua trajner i Arsenalit. Megjithatë me ardhjen e Gabriel Magalhaes në skuadër,  futbollisti me origjinë shqiptare nuk po arrin të jetë titulluar në formacionin e topçinjve. Por ky dështim mund të jetë një “bekim” për Mustafin, pasi Barcelona është e interesuar për ta blerë me parametra 0.

Drejtuesit blaugranas do të hidhen në sulm për të blerë lojtarin që në merkaton e janarit, pasi duan të përforcojnë repartin e mbrojtjes. Lenglet dhe Umtimi nuk po arrijnë të kenë një performancë stabël në kampionatin spanjoll si dhe në Champions League dhe janë në kërkim të një mbrojtësi shtatlartë si Mustafi. Gjithashtu me largimin e Bartomeut, duket se Barcelona dhe Messi kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe drejtuesit e rinj do të mundohen t’i ofrojnë një ekip sa më të mirë./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online