Vllaznia e këtij sezoni nuk di të ndalet me fitoret, mund edhe skuadrën nga Kosova

Një Vllazni e këtij sezoni të ri, që të ngjall shumë kujtime nga ajo e shkuara e cila ka qenë emblema e futbollit shqiptar. Pas ndryshimit të drejtuesëve në ekipin shkodran janë duke ardhur edhe rezultatet. Nuk ka rëndësi nëse bëhet fjalë për një ndeshje të Superiores, të Kupës apo miqësore. Në fund do të fitojë gjithmonë Vllaznia.

Të paktën kështu paraqitet situata deri në këtë moment, ndërsa shkodranët kanë arritur të fitojnë me shifrat 2-1 ndaj Drenicës në ditën e sotme. Një miqësore e cila u zhvillua për të mbajtur në formë gjendjen e lojtarëve në periudhën e Kombëtares. Sa i përket golave të shënuara ishte Dunga në minutën e 36 dhe Imeri në të 38 që nxorën të pavlefshëm realizimin e Morinës në minutën e 18. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online