Ylber Ramadani firmosi më 3 gusht kontratën më të rëndësishme të karrierës së tij. Mesfushori shqiptar është transferuar te Leçe, me të cilët do të luajë në Serinë A sezonin e ardhshëm. Lojtari gjendet në formë të përkryer fizike, teksa është bërë menjëherë pjesë e formacionit të vedhekuqve.
Ramadanit i kanë mjaftuar vetë tre ditë me Leçen për të zënë vendin e titullarit. Futbollisti i Kombëtares kuqezi ka bindur trajnerin dhe e nis nga minuta e parë ndeshjen e sotme miqësore kundër Kadizit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/