I lindur me këmishë/ Depay dhe Garcia nuk regjistrohen, mbetet vetëm Manaj dhe Braithwaite

Puna e madhe po i shpërblehet dita-ditës Rei Manajt. Sulmuesi shqiptar po prek majën në karrierën e tij, teksa zyrtarisht do të jetë pjesëe Barcelonës në La Liga. E deri në këtë moment 24-vjeçari ka edhe fatin me vete.

Katalanasit njoftuan ditën e sotme regjistrimin e Depay-t, Manajt dhe Eric Garcias, por në Barcelonë ka zhvillime të reja. Depay dhe Garcia nuk kanë mundur të regjistrohen për shkak të mosdërgimit të dokumentacionit në kohë nga ana e klubit.

Ndërkohë Rei Manaj, duket se ka lindur me këmishë, pasi ka shpëtuar prej kësaj situate, duke qenë i gatshëm për duelin e nesërm nga La Liga. Fati po i buzëqesh gjithnjë e më shumë sulmuesit të Kombëtares kuqezi, i cili tashmë ka më shumë se kurrë shanse për të qenë në fush ndaj Real Sociedadit. Alternativat në vijën e parë bëhen edhe më të pakëta me mosregjistrimin e Depay-t, prandaj një vend në formacionin e Barçës për Manajn është mëse i mundur./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online