“Grentin nuk e pashë si djalin e presidentit”, flet Egbo: Nëse do i hyja dikujt në hak, nuk do dilnim kampion

Ekipi i Tiranës përfundon gjithmonë në faqet e para të gazetave për vetë rëndësinë që ka ky klub dhe ndjeshmërinë e madhe. Lëvizjet e bëra në javët e para të kampionatit ishin të shumta dhe analizat nuk mund të mungojnë për të thënë sesa ka gabuar apo kanë bërë mirë me këto lëvizje bardheblutë.

Trajneri Egbo është rikthyer që të komentojë formën e Tiranës në një intervistë për “Report TV” me gazetarin Ernest Koçi. Teksa pyetet për lojtarin që është edhe djali i presidentit, Grent Halili, i cili ka pasur pak hapësira me Egbon, ish-trajneri i Tiranës është shprehur se gjithmonë e ka parë si një futbollist më tepër në ekip.

“Gjëja e parë që duhet të mendojë një njeri kur del për të folur duhet të pyesë veten: a ka arritur ky trajner dhe staf të dalë kampion?! Unë e kam parë Grent Halilin si lojtar ekipi dhe jo si djalin e presidentit sepse ky jam unë. Nëqoftëse unë i kam hyrë njeriu në hak, sepse jam besimtar në zot, ai ekip nuk do të kishte dalë kampion.

Unë e kam nisur sezonin me atë ekip dhe kam shumë vlerësim për futbollistët. Kam thënë shpesh se ka lojtarë të mirë brenda ekipit, por varet si e përdor, çfarë sistemi përdor dhe si i jep lojtarit mundësinë për të shprehur veten. Duhet ta vendosësh në pozicion natyral dhe mbi të gjitha duhet të vendosësh me sinqeritet e drejtësi kush e meriton për të qenë në fushë pasi kjo është shumë e rëndësishme”, ka thënë Egbo. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online