Më shumë se një muaj ka kaluar dhe ende nuk është gjetur një gjuhë e përbashkët për të ndalur lu.ftimet në Ukrainë. Pu.shtimi rus i Ukrainës i ka prekur të gjithë dhe të shumta ishin thirrjet për të ulur ar.mët. Gazetares Vlada Zinchenko i është kërkuar të japë një komunikim në gjuhën ruse për të kërkuar përfundimin e luf.tës, por bashkëshortja e lojtarit të Manchester City-t, Zinchenko-s, ka refuzuar të flasë në gjuhën e tyre.
“Ju po kërkoni një intervistë në rusisht që rusët të na kuptojnë. Nuk është e vështirë për mua të komunikoj në rusisht, por kanë kaluar më shumë se 40 ditë luf.te dhe gjithçka që mund të them në këtë gjuhë që rusët të më dëgjojnë është: “Zhdukuni“! A duhet të gjunjëzohem para tyre? Nuk do ta bëj këtë, do të vazhdoj të komunikoj në gjuhën ukrainase”, ka thënë Vlada Zinchenko për “Sport.ua“./Halit Delibashi-Sport Ekspres/