“I kërkoj falje tifozëve, Reali na lëndoi”, Xavi nuk dorëzohet as pas humbjes me goleadë: Barça do të kthehet

Barcelona ka pësuar një disfatë të hidhur në Riad. Katalanasit janë mposhtur me goleadë 4-1 nga Reali i Madridit në finalen e Superkupës së Spanjës. Xavi ka folur përpara mediave pas përfundimit të ndeshjes, ku ka shprehur gjithë zhgënjimin dhe trishtimin që ndjen. Por pavarësisht kësaj humbjeje të vështirë, trajneri i Barcelonës zotohet se ekipi i tij do të kthehet.

“Zhgënjimi, trishtimi më kalon nëpër kokë… është futboll dhe na prek hidhur. Ne ishim të emocionuar. Kemi pasur ndeshjen më të keqe nga të gjitha. Kishim mundësinë të shkurtonim, por rezultati 3-1 i bëri gjërat keq për ne. Real Madridi na ka lënduar me kundërsulmet dhe tranzicionet e tij… I kërkoj falje tifozëve. Ne kemi dhënë fytyrën më të keqe. Duhet të rikuperojmë. Kam përjetuar shumë disfata dhe jemi rikuperuar. Barça do të kthehet, do të kthehet”, ka deklaruar Xavi Hernandezi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online