“I kënaqur për barazimin ndaj Vllaznisë sesi erdhi”, Arapi i gëzuar pas ndeshjes: Ajo që më pëlqeu më shumë…

Vllaznisë i ka ikur fitorja nga duart në transfertën e Teutës vetëm në sekondat e fundit. Pas shpërdorimeve nga të dy ekipet, goli i parë do të shënohej nga Latifi në të 60. Një penallti e akorduar me VAR në favor të shkodranëve dhe Latifi që gjen rrjetën. E kur pritej fundi i takimit, në të 99 ishte Ivanovic që shënoi për Teutën duke mos gabuar para portës.

Nga ana tjetër në barazim pa gola ka mbaruar ndeshja mes Skënderbeut dhe Partizanit. Një përballje pa shumë raste dhe e luajtur më shumë në mënyrë të kujdesshme nga ekipet. Korçarët tentuan fitoren në minutat e fundit dhe Mara iu afrua jo pak në minutën e 80. Duke imituar Lionel Mesin, Mara kaloi 5 lojtarë të Partizanit në driblim dhe në fund i dha topit më shumë forcë, për t’i lënë mundësinë Hoxhës që të ndërhynte. Më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve për Supersport:

Arapi: “Jam shumë i kënaqur me vetë mënyrën sesi erdhi kjo pikë. Por ajo që më ka pëlqyer më tepër është grinta dhe shpirti i lojtarëve. Nëse vazhdojmë si në këto dy takime të fundit, atëherë edhe fitorja do të vi. Kjo situatë ku ndodhemi nuk i shkon përshtat Teutës”.

Gega: “Nuk e ndala unë Partizanin, mund të fitonte vet. Jam rritur në atë ekip, në atë fanellë që kam vetëm mirënjohje dhe respekt, por i tillë është profesioni. Që kur kam ikur unë nga Partizani janë ndërruar 5 trajnerë. Tani po jap kontributin tim te Skënderbeu dhe po mundohem t’i marrë më të mirën lojtarëve. Unë dua që Skënderbeu të dali me kokën lart në fund”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online