“I kënaqur nëse kalojmë me gjobë”, drejtori juridik i FSHF-së: Po përgatisim mbrojtjen, vendimi i FIFA-s del pas…

Ndeshja me Poloninë u mbyll në një mënyrë jo të këndeshme, teksa takimi u ndërpre për shkak të hedhjes së sendeve në fushë nga ana e tifozëve shqiptarë. Një veprim ky që nuk mund të kalojë pa u vënë re nga FIFA, e cila ka çelur hetimin disiplinor mbi këtë çështje. Në një intervistë për “Top Channel” ka folur drejtori juridik i FSHF-së, i cili bën me dije se dëmi do të jetë i madh si nga ana e imazhit ashtu edhe nga pjesa ekonomike. Aldi Topçiu tregon se Federata po përgatit mbrojtjen për në FIFA, ndërsa vendimi pritet të dalë në krye të 10 ditëve.

“Në radhë të parë do të doja të bëja dallimin midis 20.000 tifozëve korrekt dhe disa individëve që kanë një përgjegjësi individuale për ato veprime që kanë kryer dhe ata do të dalin përpara përgjegjësisë së tyre. Ky është një proces paralel që është i natyrës administrative ose penale. Në dijeninë time i janë dhënë policisë pamjet filmike menjëherë sapo ka përfunduar ndeshja, kështu që ato i kanë tashmë dhe ne njëkohësisht mbetemi në dispozicion të tyre.

Në radhë të parë ne duhet të pranojmë fajet tona dhe përgjegjësinë për atë që ndodhi, sepse ajo që ndodhi nuk na nderon. Përveç kësaj materiali që kemi përgatitur do të shoqërohet edhe me prova që lidhen me provokimin ose me argumentimin se këto veprime erdhën pjesërisht edhe si pasojë edhe ndaj reagimit provokues të tifozerisë mike dhe disa lojtarëve aspo stafit të ekipit polak.

Ajo që mund të them është se dëmi është i madh, qoftë nga pikëpamja e imazhit qoftë nga pikëpamja ekonomike. Fondet janë ato që janë dhe nuk do të doja që ato fonde mos shkonin për futbollin por të shkojnë për të paguar gjoba në FIFA. Unë do të isha I kënaqur nëse do të kalojmë me gjobë.

Jam vënë dje në dijeni të raportit të tyre, kemi katër ditë kohë për t’u përgatitur për qëndrimin dhe mbrojtjen tonë dhe brenda 10 ditësh do të njihemi me një vendim eventual të komisionit të disiplinës”, ka deklaruar Aldi Topçiu./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online