“I kanë ikur 7 lojtarë, situata nuk është normale për Tiranën”! Starova flet për ndeshjen e Champions League: E dinë se është rivali më i lehtë

Starova ka komentuar përballjen që Tirana do të ketë në turin e parë të Champions League ndaj Dudelang. I ftuar në “Skaner” që transmetohet në “MCN TV”, Starova u shpreh se bardheblutë e dinë se kanë një rival të lehtë në krahasim me kundërshtarët e tjerë të mundshëm. Por nga ana tjetër theksohet koha jo normale për ekipet shqiptare për shkakun e largimit të lojtarëve.

“Dudelange ishte kundërshtari më i lehtë për Tiranën. Me siguri, që trajneri dhe lojtarët e dine kë kanë përballë. Gradualisht, edhe publiku është me këmbë në tokë dhe duhet kujdes. Situata nuk është normale dhe e mirë për skuadrat shqiptare në këtë kohë.

Tiranës, i kanë ikur 7 lojtarë, por dy ishin titullarë. Vështirësia për të gjetur lojtarët para Europës është një nga vështirësitë e mëdha në Shqipëri në këto vitet e fundit. Nëse arrijnë të shesin 2, te Tirana marrin të ardhura të rëndësishme. Harmonia është gjëja më e rëndësishme për të pasur sukses në një skuadër”, tha Starova. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online