“I kanë hapur punë Barcelonës dhe Realit”! Martini: Shpresoja ditën “JO” të Granadas, ishte e Teutës

Edi Martini ka folur menjëherë pas ndeshjes së zhvilluar mes Teutës dhe Granadas e cila ka përfunduar në shifrat 0-4. Trajneri i ekipit durrsak u shpreh se shpresonte për ditën “JO” të kundërshtarit, por në fund ka rezultuar për durrsakët.

I gjithë plani i lojës ishte ndërtuar që Teuta të mos pësonte gol për një kohë të gjatë dhe kështu do të provoheshin ato pak shanse për të bërë mrekullinë. Por kjo ishte teoria, pasi në praktiktë spanjollët nuk e kishin shumë të vështirë për të shënuar duke ia dalë që në minutën e 5. Në një intervistë për “Supersport”, Martini e ka komentuar në këtë mënyrë humbjen:

“Është e vërtetë që nuk ishim në një ditë të mirë. Unë shpresoja se do të ishte një ditë “JO” për Granadan, por ishte një ditë “JO” për ne. U ndëshkuam shumë shpejt për një gabim tonin dhe e kishim të pamundur që të reagojmë. Këto ekipe të mëdha nuk të falin. Kundër këtyre kundërshtarëve duhet edhe eksperienca.

Bëmë gabime foshnjarake që duhej të evitoheshin. Por jemi duke folur për Granadan që ka dalë në vendin e 6 në Spanjë, i ka hapur punë Barcelonës dhe Realit të Madridit. Normalisht që ata vraponin dy herë më tepër se ne dhe nuk na lanë aspak hapësira. Në planet tona ishte që të mos pësonim dhe ta mbanim sa më shumë rezultatin në të tillë mënyrë. Me nisjen e lojës ne e kemi pësuar menjëherë”, u shpreh Martini. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online