VIDEO/ Granada shpërthen në Durrës, mrekullia për Martinin në Europë shuhet nga “La Liga”

Teuta është dorëzuar tërësisht në përballjen ndaj Granadas duke humbur në shifrat 0-4. Mrekullia ishte e pamundur për ekipin e Martinit që largohet në këtë mënyrë nga “Europa League”. Thuajse asnjë mundësi për skuadrën e Superiores përballë asaj të “La Liga-s” me golin e parë që erdhi në minutën e 5.

Dy pasime, shpërthimi në krahë, shpejtësia e lojtarëve dhe ekzekutimi perfekt i Soldados treguan menjëherë diferencën e madhe mes ekipeve. Për të kaluar në golin e dytë ku pas kombinimeve të bukura mes Soldados dhe Kenedy, do të tundej sërish rrjeta në minutën e 10. Dopieta e Herrera do të vendoste edhe historinë e këtij takimit që mbyllet në shifrat 0-4. Sa i përket Teutës, në përballjen e sotme nuk kishte thuajse asnjë mundësi. Ekipi durrsak mori kontrollin e lojës kur në fakt Granada e uli ritmin pasi rezultati ishte në shifrat 0-4 dhe historia e kualifikimit ishte vendosur. /Sport Ekspres/

Vetëm pak minuta më parë është publikuar edhe formacioni zyrtar sa i përket ndeshjes mes Teutës dhe Granadas që do të zhvillohet në orën 16:00. Ky takim është i vlefshëm për turin e dytë në “Europa League” dhe ekipi i Superiores do të mati forcat përballë skuadrës që vjen nga La Liga.

Një ndeshje kjo që pritet me interes të madh për vetë mënyrën sesi do të vazhdojë përgjatë 90 minutave. Martini i ka besuar në formacion suksesit të mëparshëm kundër Beirat Jerusalem, teksa nga minuta e parë është preferuar Krasniqi në majën e sulmit. Pa harruar edhe Lorenzo Vilën që me shpërthimet e tij në krahë mund t’i hap punë ekipit spanjoll. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online