FOTOGRAFI HISTORIKE/ Shënon historinë e Granadas, nuk do ta harrojë kurrë Teutën

0

Një fotografi historike për t’u varur në ambientet e klubit të Granadas dhe për t’u mos hequr kurrë prej tyre. 17 shtator, 2020! Kjo datë nuk do të harrohet kurrë për ekipin spanjoll pasi për herë të parë do të luanin në Europë.

Pikërisht në përballjen ndaj Teutës, ndërsa historia bëhet edhe më e bukur pak fitores bindëse në shifrat 0-4. Menjëherë pas përfundimit të takimit, Granada ka festuar dhe nuk e ka fshehur gëzimin e madh për arritjen e bërë.

Me një përulësi të madhe që në momentin kur ka zbritur në Shqipëri, spanjollët e dinin më së miri se nuk ishte momenti për t’u bërë “të mëdhenj” në intervista, pasi ishte vetëm debutimi i tyre në Europë. Një tjetër gjest për t’u vlerësuar është edhe momenti i fotografisë historike atje ku krahas Granadas ndodhej edhe stema e Teutës, për të dërguar një “Fair-Play” deri në fund. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.