“I kam shkruar Veliajt, nuk vjen për të folur”! Gerti Çarçani: Armand Dukën e mbështetet Superiorja, kandidaturat nën nivel

Gerti Çarçani ishte i ftuar në emisionin “Arnaustan” që transmetohet në “MCN TV”. Në këtë studio është folur mbi zgjedhjet e reja të FSHF dhe misionin e delegatëve që kanë ardhur nga UEFA. Ndërkohë Çarçani është shprehur se kreu aktual, Armand Duka, ka mbështetjen e klubeve elitare. Sa i përket përpjekjeve të Erion Veliajt për të marrë futbollin, nga ana tjetër nuk përgjigjet për të shkuar në studio dhe të argumentojë faktet se përse edhe “ishulli i fundit” duhet të zotërohet nga politikanët.

“Misioni i UEFA-s është faktmbledhës dhe konstatues për ndërhyrjen e politikës. Erioni e ka etiketuar beteja e jetës. Unë e kam ftuar, komunikojë me ËhatsApp, nuk marr më përgjigje. E kam ftuar në studio të jap argumentet e betejës së jetës, por shoh që ka vetëm stepje dhe heshtje. Retorika bëri dëm. E frustroi komunitetin e futbollit, e intimidoi dhe shantazhoi. Rudi Vata është ish-kapiteni i ekipit kombëtar. I përket familjes së futbollit, por Erioni vet personalisht e argumentonte përfshirjen në fushatë si aksioner i Tiranës.

Por është aksioner me 36 për qind. Aksioneri kryesor është Refik Halili. Kategoria Superiore është në një suport agresiv me presidentin aktual. Një suport en-bloc.  E keni si perceptim që të vijë Zoti dhe nuk e rrëzon dot. Nuk e mendoj kështu. Unë mendoj se kandidaturat s’kanë qenë në nivelin e atillë për të rrezuar një investim si Armand Duka, që është pjesë e tryezës evropiane të futbollit. Armando është i vështirë të mundet me votë. Ama komuniteti i futbollit kur bën rregullat e lojës nuk i futet me imtësi dhe lupë amendimeve statuore”, tha Çarçani. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online