“I kam shitur vetë biletat“/ Marku krenohet në Britani: Isha emër i madh kur erdha këtu, shqiptarët më kanë ndjekur kudo në Europë

Florian Marku mban ende rekordin e tij si i pamposhtur në Britaninë e Madhe, ku po bën emër në botën e boksit. I ardhur nga një tjetër disiplinë dyl.uftimes, të shumtë ishin ata që e panë me dyshim sportistin shqiptar, i cili me kohën po u tregon aftësitë e tij. Marku ka dhënë një intervistë për “BBC Sport“ së fundmi, ku zbulon më shumë rreth vetes dhe karrierës së tij si në boks, ashtu edhe në kikboks.

“Nuk e dija derisa fillova të lu.ftoja këtu, por ka një popullsi të madhe shqiptare në Britaninë e Madhe. Kam luf.tuar gjithë jetën time. Në kikboks kam pasur mbi njëqind dylu.ftime. Kam fituar katër tituj botërorë. Kam humbur vetëm katër herë gjatë gjithë jetës sime. Kam luf.tuar me çdo emër të lartë në kikboks në të gjithë Europën dhe shqiptarët më ndiqnin. Kur erdha këtu isha tashmë një emër i madh, jo në Britaninë e Madhe. Kur fillova boksin, të gjithë u habitën që kisha një numër kaq të madh ndjekësish. Mendoj se dy meçet e para në York Hall [në Londër] i shita të gjitha biletat vetë. Më shohin si një emër të madh dhe filluan të më thërrasin ‘Mbreti Shqiptar’ dhe ka ngecur kështu.

Kur është java e ndeshjes, unë e shoh kundërshtarin tim si dikë që po përpiqet të më ndalojë të arrij ëndrrat e mia. Ai nuk është miku im, ai është armiku im. Luf.timi ka qenë gjithmonë ëndrra ime kryesore që të mund të ushqeja familjen time dhe të bëja një jetë të mirë për ta dhe të bëhesha i famshëm. Bota ime tani po arrin ëndrrën time, unë besoj si askush tjetër nuk beson në vetvete”, ka deklaruar Florian Marku./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *