Gabimi amatoresk që i ndodh gjigantëve të Bajernit, bavarezët luajnë me 12 lojtarë në fushë

Bajerni i Mynihut ka mposhtur Frajburgun me rezultatin 1-4 ditën e sotme. Një përballje që përpos fitores së thellë, u kthye në qendër të vëmendjes për një tjetër fakt. Gjigantët e Gjermanisë bien pre e një gabimi amatoresk, që pak mund të mendonin se mund të ndodhte.

Në minutën e 86, kur rezultati ishte 1-3, trajneri Nagelsman kryen dy zëvendësime. Koman lë fushën e lojës për t’i lënë vendin Sabitcerit, si dhe Toliso ndërron vendin me Sylen. Por për shkak të një gabimi në tabelën elektronikë, Korrentin Toliso vijon të mbetet në lojë, duke bërë që Bajerni të qendrojë me 12 lojtarë. Kjo vetëm për 17 sekonda, teksa Shloterbek vë re se kundërshtari ishte me një lojtar më tepër./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online