“I ka shënuar 2 herë Izraelit”, Stefa ngre pyetjen për Rejën: Përse nuk është në Kombëtare Sadiku? Ne nuk kemi lojtarë që shënojnë

Shqipëria luan sot kundër Izraelit në një ndeshje që do të vendosë shumë sa i përket vendit të parë në grup. Në studion e emisionit “Kuq e Zi” po diskutohet në lidhje me Kombëtaren dhe sfidën e sotme dhe gjatë bisedës Gjergj Stefa ka ngritur një pyetje sa i përket zgjedhjeve të Rejës. Gazetari i “Supersport”-it është kureshtar përse Armando Sadiku nuk gjendet në listën e Kombëtares, duke qenë se po gëzon një formë të mirë në La Liga 2 dhe është një sulmues që e ka nuhatur shpesh golin me kuqezinjtë. Madje statistikat e tij janë mjaft pozitive edhe ndaj Izraelit.

“Një nga shënuesit më të mirë të Shqipërisë në vitet e fundit, madje i ka shënuar edhe dy gola Izraelit, po kalon një formë të mirë në kampionat. Armando Sadiku nuk ka shënuar 6 gola sa Uzuni, por ka shënuar 2. Po kalon një formë të mirë, përse nuk është në Kombëtare? Ne nuk kemi futbollistë që shënojnë”, ka thënë Gjergj Stefa./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online