I heq shpresën rivalit që në raund të 4, Nelson Hysa e hedh KO në mes të Gjermanisë: Nuk e prisja

0

Nelson Hysa ka arritur të fitojë me Knock Out në mes të Gjermanisë kundër Muhamed Ali Durmaz. Boksieri shkodran e ka rrëzuar në tokë kundërshtarin në raundin e 4, duke mos i dhënë më shpresë. Menjëherë pas ndeshjes, Hysa u shpreh për fitoren e arritur në Leverkusen.

“Në fakt erdhi si dhuratë në momentin që mendova se nuk do të fitojë me KO ishte një kombinim perfekt i goditjeve që solli nokautin. Kundërshtari ishte në nivel e në rang botëror shumë më lart se une po fal punës serioze që po bëj arrita ta fitoj ndeshjen me rezultat befasues”, tha Hysa. /Sport Ekspres/

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.