I ka ndodhur tre herë në pesë ndeshje! Problemi i Dinamos që po shfaqet, gabon kur shkon e gjitha në mbrojtje

Dinamo erdhi me zhurmë të madhe në Superiore pas shumë vitesh pritje. Askush nuk do të kishte guxuar që të cilësonte këtë ekip për titull kampion deri në momentin e merkatos, pasi pavarësisht peshës së rëndë të fanellës, në fushë fitohet me cilësi. Por në merkaton e verës, kryeqytetasit u shndërruan në “PSG-në e Superiores” duke marrë lojtarët më cilësorë.

Në këto 5 ndeshje të para që ka luajtur kjo skuadër ajo që kemi vënë re është pësimi pas golit të shënuar dhe njëkohësisht ndryshimi i mënyrës së lojës. E thënë më thjeshtë, në momentin që Dinamo zbret në fushë shpalos gjithë arsenalin e frikshëm të sulmit dhe vendos në vështirësi këdo kundërshtar.

Menjëherë pasi realizon golin ka një tërheqje të lojtarëve në mbrojtje dhe pikërisht kur e gjithë skuadra shkon në prapavijë, vijnë gabimet më të mëdha. Kjo ndodhi me Laçin në atë barazim 1-1 në javën e dytë. Sigurisht, goli do të realizohej nga Roganovic me një perlë të minutës së fundit, por shanset e krijuara nga kurbinasit ishin të pafundme pasi Dinamo kaloi në avantazh në pjesën e dytë, ndoshta goli i barazimit duhej të vinte më shpejt.

Disi më e justifikuar është kjo skuadër në këtë drejtim ndaj Partizanit atje ku pasi Ibrahimi gjeti golin në minutën e 12, ndëshkimi me karton të kuq nga Sofranac në fundin e pjesës së parë prishi gjithçka. Partizani arriti të barazonte me Junior në të 76, por edhe në 45 minutat e para u lëshua disi terreni për kundërshtarin.

Për të vazhduar me Vllazninë, atje ku pas golit të Ibrahimit në minutën e 5 erdhi edhe fitorja spektakolare e shkodranëve në shifrat 6-3. Padyshim që të gjitha këto ndeshje tregojnë se te Dinamo kanë shumë punë për të bërë në mënyrë që të pretendojnë për titullin kampion. Jo vetëm të brishtë në mbrojtje, por edhe arsenali i frikshëm i sulmit nuk po përdoret në gjithë ndeshjen pasi është i aftë për të bërë më shumë dëm. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online