I ka mbajtur veshur të dyja fanellat, Tafaj: Tirana i ka tifozët më ekstremë dhe më të zjarrtë, më trishtoi humbja

Derbi i djeshëm fali emocione të mëdha për të gjithë tifozët, teksa në fushë u pa gjithçka që një superduel i tillë mund të ofrojë. Grinta, nervi i lojës apo rastet për gol nuk munguan nga të dy krahët, duke dhuruar kështu një spektakël të vërtetë. Mbi përballjen e djeshme mes Partizanit dhe Tiranës ka folur për “Sport Magazine“, të drejtuar nga Drilon Xhepollari, një ish-futbollist që në të shkuarën i ka provuar të dyja fanellat në trupin e tij. Por pavarësisht kësaj, zemra e Alban Tafajt rreh vetëm për bardheblutë, teksa është vetë ai që e pranon një fakt të tillë.

“Po ti referohemi kampionatin të vjetshëm, Tirana hapin cilësor drejt titullit e bëri pas derbit, që ka vlera të mëdha. Përveç fitores së tre pikëve jep moral te skuadra. Humbja e largon me pikë nga vendi i parë. Është goxha diferencë me Vllazninë, por të paktën e mban skuadrën në kupat e Europës. Fitimi i këtij derbi do të ishte një kthesë për skuadrën. Për Partizanin ka bërë mirë, sepse ka zhvilluar lojëra të mira por nuk ka pasur rezultate. Përforcimet e bëra në merkaton e janarit e ka kthyer në pretendent. Megjithatë si Tirana ashtu edhe Partizani mendoj se janë larg një Vllaznie si ajo e këtij viti.

Tirana apo Partizani? Unë nuk e mohoj kurrë që kam dalë nga shkolla e futbollit të Partizanit, por historikisht unë dhe familja ime mbetemi tifozë të origjinës sonë, Tiranës. Humbja e djeshme normal që më ka trishtuar. Unë isha edhe trajneri i fundit që kemi dalë kampion me Tiranën, në 2009.

Është e vështirë që një gjyqtar, sidomos në një derbi, të jetë ai që prishi ndeshjen. Nëse ndeshja nuk del aq me entuziasëm dhe e plotë duhet të kërkohët te lojtarët dhe grupi që e realizoi ndeshjen. Për mua në dy kartonët e akorduar mund të evitohej njëri karton i verdhë.

I kam ndjekur ato situatat pas ndeshjes. Tifozeria e Tiranës është më entuziaste, më ekstreme, që e ka mënyrën e sjelljes më të zjarrtë, të shprehur më me ndjenjë. Por kurrë nuk i bëjnë mirë pas një ndeshje futbolli. Sidomos në mes të pandemisë. Aq më tepër kur ne insistojmë te Ministria e Shëndetësisë për të na dhënë të drejtën të realizojmë të paktën një 30% të tifozëve. Kur shikojmë momente të tilla tërhiqemi dhe themi që mbase ka ardhur momenti që ndërgjegjësimi I tifozerive të jetë pak më ndryshe. Për ta mbështetur skuadrën brenda rregullave dhe të mbështetur në vlerat reale të të dy klubeve. Sepse të dy janë klube të mëdhenj të futbollit tonë, nuk kanë pse prishen nga tifozeria”, ka deklaruar ndër të tjera Alban Tafaj./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online