Pas largimit të Markut dhe Isaevskit, një tjetër largimi ka ardhur nga Vllaznia. Këtë herë bëhet fjalë për Demir Imerin. Ky është lojtari që i ka falur emocione të forta shkodranëve, ku të kujtohet padyshim edhe për shumë raste të shpërdoruara. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale Imeri ka falënderuar skuadrën dhe e ka quajtur sezoni që kaloi si më emocionuesin në karrierën e tij.
“Të nderuar qytetarë të Shkodrës, staf i klubit, shokë skuadre dhe mbi të gjitha shumë të respektuar tifozë të ekipit të zemrës; në suksese, në dështime, në lodhje, në lëvdata e në emocionet më të zjarrta të karrierës, ju falenderoj pafund për vitin më me emocion të karrierës sime! Do të mbeteni padyshim një nga kujtimet më të bukura! Njëkohësisht ju jam mirënjohës për mikpritjen e ngrohtë dhe bujare shkodrane. Shpresoj të takohemi në të mira dhe suksese të Vllaznisë së madhe! Jam krenare që isha pjesë e kësaj familje. Mirë u takofshim djepi i futbollit shqiptar dhe ju shkodran të nderuar. Me shumë dashuri për JU, i juaji Demir Imeri. /Sport Ekspres/