I infektuar dhe bënte mbledhje me presidentët e Serisë A, çmenduria e De Laurentis rezulton pa pasoja

0

Virusi COVID-19 vazhdon të shpërndahet me hapa të fuqishëm edhe pse frika tek njerëzit duket se është larguar paksa. Presidenti i Napolit, De Laurentis tronditi futbollin italian kur deklaroi se ishte infektuar me Koronavirus, vetëm pak orë pasi kishte mbaruar mbledhja me të gjithë drejtuesit e klubeve të Serisë A. Edhe pse 71 vjeçari kishte shfaqur shenjat e virusit pandemk, përsëri u shfaq në këtë mbledhje duke mos respektuar asnjë rregullore.

E gjithë vëmendja mediatike u përqendrua tek testet e të gjithë të pranishmëve në mbledhjen e Ligës së Futbollit Italian. Fatmirësisht asnjë prej pjesëmarrësve nuk rezultoi pozitiv, duke larguar kështu frikën e shpërndarjes së virusit. Disa prej presidentëve të skuadrave të Serisë A e akuzuan Laurentis se kishte rrezikuar shëndetin e të tjerëve, kur zgjidhi të mos izolohej. Edhe skuadra e Napolit iu nënshtrua testeve të COVID-19 dhe për fat të mirë, të gjithë lojtarët dolë negativ, duke rikthyer qetësinë në skuadrën napoletane. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.