“Nuk jemi Klop dhe as Murinjo”, trajneri i Sileks paralajmëron spektakël me Dritën: Shkon më tepër se 90 minuta

Drita do të ndeshet ditën e sotme me ekipin e Maqedonisë së Veriut, Sileksin, sfidë e cila do të luhet në Shkup. Kjo përballje është e vlefshme për turin e dytë të Europa Ligës, aty ku maqedonasit shihen si favoritë për ta fituar këtë ndeshje, megjithatë skuadra kosovare do të provojë të gjitha mundësitë për të kaluar në fazën e tretë.

Trajneri i Sileksit, Goran Simov, ka folur mbi përballjen e sotmetë orës 20:00, duke theksuar faktin se kjo ndeshje është mjaft e vështirë, pasi Ardian Nuhiu ka qenë shok skuadre me të tek Vardari dhe ai e njeh mjaft mirë ligën maqedonase. “Ne jemi favoritë në letër, por jemi edhe mysafirë në Arena. Një gjë është e sigurt, do të jetë një ndeshje e paparashikueshme, mund të zgjasë më shumë se nëntëdhjetë minuta.

Shanset janë 50 me 50. Drita ka mjaft lojtarë cilësorë, që mund ta vendosin ndeshjen në çdo moment, prandaj duhet të jemi të kujdesshëm. Ardian Nuhiu është shoku im i skuadrës nga Vardari, ai di gjithçka për ligën tonë, ai i ka të gjitha informacionet për ne. Ky është avantazhi i tij. Nuk ka shumë taktika në këto ndeshje, ne nuk jemi as Klopp e as Mourinho. Nesër do të jetë një luftë e vërtetë, një lojë e pastër futbolli”, theksoi Simov. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online