Setien vazhdon të dëmtojë Barcelonën, Koeman nuk i lejohet të ulet në stol për fajin e tij

Sikur të mos mjaftonte turpërimi që Barcelona ka marrë me të në krye dhe fakti se dështoi në të gjitha objektivat me katalanasit, Setien vazhdon që të dëmtojë gjigandët spanjollë. Ofertën për të drejtuar këtë ekip e ka marrë si një dhuratë të madhe të jetës, por ndarja mes tyre është tërësisht për t’u harruar.

Madje është pikërisht mosmarrëveshja me Setien që nuk e lejon trajnerin e ri Koeman që të ulet në stolin e Barcelonës në ndeshjet zyrtare. Ish-tekniku i skuadrës së njohur kërkon nga klubi pagesën e gjithë vitit dhe që të marrë paratë ashtu siç ishte rënë dakort në kontratë.

Por nga ana tjetër katalanasit nuk duan që të bëjnë këto shpenzime pasi sipas tyre nuk është punuar në kohën e pandemisë dhe nuk janë përmbushur pritshmëritë e vendosura. Deri në momentin që Setien dhe Barcelona do të vazhdojnë me ndarjet e tyre dhe nuk do të gjejnë gjuhën e përbashkët për zgjidhjen e problemit, Koeman nuk mund të ulet dot në stol për një ndeshje zyrtare, pasi RFEF nuk e ka mundësinë që të përpunojë emrin e tij sipas rregullave. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online