Eros Grezda u dëmtua me Rejnxhërsin gjatë një seance stërvitore në mes të muajit janar. Një goditje e marrë në kavilje e ka penalizuar sulmuesin anësor, i cili mezi pret të rikthehet në fushën e blertë. Fillimisht u mendua se mungesa e gjakovarit do të ishte më e gjatë.
Gjithsesi tanimë gjendja e Grezdës është përmirësuar dhe ditën e sotme është rikthyer të stërvitet normalisht. Anësori ka lënë palestrën dhe gjatë kësaj periudhe do të rritë ritmin e përgatitjeve, në mënyrë që të jetë sa më shpejt i gatshëm për trajnerin Stivën Xherard.
Grezda, në periudhën nëntor-dhjetor, ka arritur të aktivizohet me Rejnxhërs në 10 takime. Shtatë prej tyre i ka nisur si titullar, ndërkohë që ka realizuar edhe dy gola në fitoren 7-1 që skuadra e tij regjistroi kundër Matheruell.