“I famshmi” arbitri rus i Vllaznisë! Tjetër bëmë në Europë, në 10 faulle të ekipit moldav jep 3 kartonë të kuq dhe penallti kundër

Arbitri rus, Matyunin, nuk është vetëm makthi i Vllaznisë në Europë. Gjyqtari në fjalë mund të vendos gjithçka në fushën e lojës, përveç drejtësisë. Këtë herë ishte i caktuar në përballjen mes Elfsborg-Milsami, me panoramën e njëjtë si u shfaq edhe te Siroki Brijeg-Vllaznia. Në total te Milsami janë bërë 10 faulle, teksa është nxjerrë 3 herë kartoni i kuq kundër ekipit moldav dhe 5 herë kartoni i verdhë.

Gjithashtu është akorduar edhe një penallti në favor të Elfsborg që nuk u shfrytëzua nga Ndione. Megjithatë skuadra suedeze nuk e kishte të vështirë për të mbyllur historinë e kualifikimit në shifrat 4-0 që në ndeshjen e parë, ndërsa rusi Matyunin tregon se ka “dorë të rëndë” me kartonët, por çuditërisht që vijnë për të dëmtuar vetëm një krahë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *