Humbja me AEL-in mban Vllazninë optimiste, Kruja: Do kemi me vete lojtarin e 12, kualifikimi është i hapur

Vllaznia u largua nga transferta me AEL Limasol me një humbje të ngushtë 1-0. Por rezultati bën optimist shkodranët për të shpresuar në një kualifikim. Arsid Kruja është shprehur për mediat pas ndeshjes se me ndihmën e tifozëve në “Loro Boriçi” mund të përmbysin shifrat dhe të kalojnë në turin e tretë të Ligës së Konferencës.

“Të them të drejtën, pavarësisht rezultatit negativ, është një rezultat që lë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit. Unë besoj se me motivim, ne mund ta bëjmë punën. Ne mund të kishim luajtur më mirë. Mund të kishim shënuar, por është një rezultat që në Shkodër na jep shpresë për t’u kualifikuar.

Temperatura ishte shumë e lartë, kjo prek shumë të dy grupet. Ne do të kemi me vete lojtarin tonë të 12-të, aty ku janë tifozët tanë. Do të përpiqemi të kualifikohemi për t’i bërë ata të lumtur”, është shprehur Arsid Kruja./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online